Flash

Rama nga Berati: Ndihma ekonomike është për familjet në varfëri reale, jo ata që refuzojnë të punojnë

Lapsi.al 24 February 2018
Rama nga Berati: Ndihma ekonomike është për familjet në

Në fund të fjalës së tij nga Berati, me drejtues vendorë e qendrorë, kryeministri Rama ka folur edhe ndihmën ekonomike.

Rama ka treguar përmes një rasti konkret të ndodhur në Berat, se ndihma ekonomike nuk mund të jetë  për ata që refuzojnë të punojnë, por për familjet që janë në varfëri reale ekstreme.

“Sa i përket ndihmës ekonomike, në dalje të sallës së teatrit jam ndeshur me një person rreth të 40-ave. Fizikisht shumë i admirueshëm, por kërkonte ndihmë ekonomike. Në mënyrë të përsëritur i thashë që nga nesër mund të niste punë, në privat, por ai donte patjetër punë në bashki, duke thënë se ata që punojnë nuk kishin asgjë më shumë sesa ai. Ai pranonte 5.000 lekë ndihmë ekonomike, e nuk pranonte kurrsesi të punonte në privat, nëse nuk siguronte një punë në shtet. Ndihma ekonomike është për ato familje që janë në pamundësi për të punuar dhe në varfëri reale. Nga kjo vlerësohet varfëria e thellë e jo varfëria nga të refuzuarit për të punuar, sepse ke ndonjë ndihmë nga të afërm që jetojnë në emigracion, e të lejohet luksi i të mos punuarit”, - deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI