Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Shkupi e Beogradi, në listën e qyteteve më eficiente për të investuar, Tirana mungon sërish

Lapsi.al 24 February 2018
Shkupi e Beogradi, në listën e qyteteve më eficiente për

Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, renditet i pari në Europë, në listën e qyteteve të vogla europiane për sa i përket eficiencës së kostos, për të katërtin vit radhazi, sipas renditjes “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, të publikuar nga FDI Intelligence, njësia inteligjente e Financial Times.

Stip dhe Prilep, po të Maqedonisë, renditen në vend të parë dhe të dytë në listën e mikro qyteteve europiane, po për sa i përket eficiencës së kostos. Nuk mungojnë në listë edhe shumë qytete nga Serbia (Yuzhnoukrainsk, Vranje etj.) dhe Bosnjë-Hercegovina (Bijeljin, Prijedor etj.).

Ndërsa kryeqyteti serb, Beogradi, është në vend të tretë të qyteteve të mëdha europiane po për të njëjtin tregues dhe në vend të nëntë për ambientin miqësor ndaj bizneseve, duke ia kaluar Hamburgut të Gjermanisë.

Renditja “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, kërkon të gjejë qytetet dhe rajonet më premtuese për të bërë biznes në të gjithë Europën, jo vetëm për ata që i përkasin BE-së, theksohet në hyrje të raportit.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana dhe rajone të tjera të vendit mungojnë sërish, duke mos qenë në radarin e investitorëve të huaj si një vend tërheqës që ofron kosto të ulëta të të bërit biznes.

Treguesi i eficiencës së kostos, i matur nga FDI Intelligence, sipas metodologjisë së shpjeguar prej saj, merr parasysh elemente të tilla si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra premium industriale sipas kategorisë A, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kosto e lidhjes së energjisë, tatimfitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.

Ndërsa Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira, ajo është tepër jokonkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është rreth 37%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatimfitimit, (20% dhe 15% përkatësisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi (shënim i Monitor).

 

Renditja europiane, kryesojnë qytetet novative

Për të realizuar renditen e Investimeve të Huaja Direkte të këtij viti, Financial Times mblodhi të dhëna nga 489 zona në shtetet europiane (301 qytete, 150 rajone dhe 38 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.

Në renditjen e 2017-2018 për të gjithë Europën, mbizotëron Londra, një pozicion që ajo e mban që prej dhjetë vitesh tashmë. Në pesë vitet e fundit, Londra ka mirëpritur 1880 investitorë të huaj, më e larta nga 301 qytetet që përfshihen në renditje.

Në periudhën e studiuar, Londra tërhoqi më shumë projekte sesa Parisi dhe Dublini së bashku, përfshirë investime nga kompani si gjiganti amerikan i shitjeve me pakicë Amazon, kompania e internetit me bazë në Amerikë, Facebook dhe kompania izraelite e informatikës Mindspace. Investimet në programe dhe IT përbëjnë rreth 50% të totalit për Londrën.

Në vend të dytë këtë vit ka kaluar Dublini, duke i zënë vendin Parisit, që tashmë është i treti. Me sytë nga negociatat e vështira të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Dublini po kërkon të përfitojë nga kompanitë që do të lënë Londrën, në kërkim të një qendre të re financiare.

Dublini, i cili ka taksën më të ulët korporative në BE, me 12.5%, ka një ecuri më të mirë sesa konkurrentët e tij direktë në shërbimet financiare, si Amsterdami (që renditet i katërti në total) dhe Frankfurti (i shtati). Në vend të pestë është Mynihu, në vend të gjashtë Moska, në të tetin Zyrihu, të nëntin Kembrixhi dhe të dhjetin Helsinki./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI