Flash

Bashkimi Europian jep 35 milionë euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas

Lapsi.al 24 February 2018
Bashkimi Europian jep 35 milionë euro për hekurudhën

Bashkimi Europian do të ofrojë një grant prej mbi se 35 milionë eurosh për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re që e lidh me Aeroportin e Rinasit.

Vendimi i marrëveshjes së grantit ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave dhe do t’i drejtohet Kuvendit për diskutim dhe votim.

Përmes këtij projekti synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian si dhe ndërtimin i linjës së re hekurudhore me Rinasin. Përveçse pritet të rrisë sigurinë për transportin hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe Aeroportit, ky projekt shihet si një ‘instrument’ që pritet të ketë ndikim ekonomik jo vetëm në zonat që përfshin, por në të gjithë vendin.

Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe vendosja e stacionit të trenit në vendin historik në kryeqytet. Propozimet aktuale janë që në Tiranë të vijnë vetëm vagonët e udhëtarëve, ndërsa mallrat do të qëndrojnë stacionin e Kasharit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI