Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Flet Kotzias: Akuzohem se i kam dorëzuar Jonin shqiptarëve, presim autorizimin e presidentit Meta

Lapsi.al 24 February 2018
Flet Kotzias: Akuzohem se i kam dorëzuar Jonin shqiptarëve, presim

Ish ministrja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT.

Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme. Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve… Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë. Për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.” – tha Kotzias.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI