Flash

Detaje të tjera nga vrasja e Ivanoviç: Ekzekutimi u bë me automatik, jo me pistoletë

Lapsi.al 24 February 2018
Detaje të tjera nga vrasja e Ivanoviç: Ekzekutimi u bë me

Politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vrarë me një armë automatike “Heckler & Koch”, e jo siç ishte njoftuar më parë nga një pistoletë “Zastava” e kalibrit 9 mm. Këtë e bën të ditur gazeta serbe “Vecernje Novosti”.

Duke cituar burime të hetuesisë në Kosovë, ajo pohon se në ditën e vrasjes, më 16 janar, një automjet i llojit “Opel Astra” e ka ndjekur Ivanoviçin që nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë, e deri para selisë së partisë në rrugën “Sutjeska”.

Kur Ivanoviç iu afrua portës së oborrit ku gjenden zyrat e partisë, një person që gjendej në sediljen e pasme të veturës ka hapur zjarr mbi të. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviç u qëllua me 6 plumba në pjesën e sipërme të gjoksit.

Vrasësit, sipas “Vecernje Novosti”, u arratisën me të njëjtën makinë drejt shkollës mjekësore dhe fshatit Brdani, ku edhe i vunë zjarrin automjetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI