Flash

Italia përfshin në skemën e pensionit edhe emigrantët shqiptarë, ja si ta përfitoni

Lapsi.al 24 February 2018
Italia përfshin në skemën e pensionit edhe emigrantët

Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, në momentin që plotësojnë kriteret e nevojshme.

Sipas ligjit italian, në momentin kur personi merr vendimin për t’u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri, atëherë mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.

Mosha 66 vjeç e 7 muaj është kushti i parë për të përfituar pension, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Ndërkaq, punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.

Por në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributive. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.

Aktualisht janë rreth mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dy vendet. Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë./ GSH.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI