Flash

Lista Serbe kushtëzon Demarkacionin, shtyhet seanca e Kuvendit

Lapsi.al 20 February 2018
Lista Serbe kushtëzon Demarkacionin, shtyhet seanca e Kuvendit

Demarkacioni me Malin e Zi nuk ka gjasë të kalojë pa votat e deputetëve të Listës Serbe. Këta të fundit votën e tyre pro po e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Koalicioni qeverisës nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se ajo është nënshkruar ditë më parë mes dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Seanca për votimin e Demarkacionit ishte planifikuar të mbahet sot në orën 14:00, por është shtyrë në afat të caktuar pasi koalicioni nuk i ka votat e nevojshme, pavarësisht mbështetjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lista Serbe nuk ka garantuar se do ta votojë Demarkacionin, duke i kushtëzuar votat e tyre me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” e ka bërë të qartë se nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi.

Kështu koalicioni qeverisës pa votat e Listës Serbe dhe të “Vetëvendosjes” besohet se nuk i ka më shumë se 77 vota për Demarkacionin, ndonëse për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare duhen së paku 80 vota të deputetëve./zeri

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI