Flash

KUFIRI DETAR/ A po kërkon Meta të negociojë vetë me Greqinë?

Lapsi.al 20 February 2018
KUFIRI DETAR/ A po kërkon Meta të negociojë vetë me

Kreu i shtetit doli në një konferencë për mediat për të sqaruar qëndrimin e tij për negociatat që kanë nisur me Greqinë për kufirin detar.

Meta tha se është i vendosur të bëjë transparencë në lidhje me negociatat, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Madje presidenti lexoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nenet 36 dhe 37 që arsyetojnë se përse Presidenti nuk mund të shpërfillet në negociata. I pyetur nga gazetarët, nëse Meta synon ta marrë vetë rolin e kryenegociatorit me Greqinë, përgjigjia ishte si më poshtë:

“Presidenti nuk synon të bëjë atë rol që ia jep Gjykata Kushtetuese, por presidenti ka për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimet e vendimit titullin, objektin, kufinjtë, draftin e marrëveshjes, metodologjinë dhe ekipin negociator. Nuk ka nevojë të caktojë njeri aty se të gjithë ato që do të marrin plotfuqinë, janë njerëz të besuar të shtetit dhe të republikës, por presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë”

Dy pikat e vendimit te Gjykates Kushtetuese që lexoi presidenti

36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.

37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI