Flash

Arrestohen 8 shtetas të huaj në Beograd. Dyshohet se janë spiunë

Lapsi.al 20 February 2018
Arrestohen 8 shtetas të huaj në Beograd. Dyshohet se janë

Policia serbe ka arrestuar 8 shtetas të huaj që po xhironin pranë dy agjencive të spiunazhit të ushtrisë serbe.

Siç bën të ditur B92, bëhet fjalë për 2 shtetas amerikanë dhe 6 ukrainas, të cilët janë arrestuar pranë Agjencisë serbe të Inteligjencës Ushtarae dhe Agjencisë Serbe të Sigurisë së Ushtrisë.

Kjo situatë ka alarmuar krerët më të lartë të ushtrisë dhe kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ai ka thënë se “ne nuk duam t’i japim aq rëndësi të madhe, por mendojmë se nuk kemi të bëjmë me rastësi. Autoritetet tona po hetojnë gjithçka”.

Megjithatë autoritetet serbe nuk kanë dhënë më shumë detaje për ngjarjen, ngaqë theksojnë se kemi të bëjmë me “çështje sekrete të sigurisë kombëtare”. (tesheshi)

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI