Flash

Ramush Haradinaj rinis edhe njëherë nga ankesat për Edi Ramën

Lapsi.al 20 February 2018
Ramush Haradinaj rinis edhe njëherë nga ankesat për Edi

Pak ditë më parë, Rama dhe Haradinaj u përfshinë në një debat në distancë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por akuzat serioze që i bënë njëri-tjetrit u harruan në pak minuta, kur të dy u shfaqën duke trokitur gotat në mbrëmje.

Sot, Ramush Haradinaj ka rinisur nga ankesat.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve, Haradinaj është shprehur: “I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”.

Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”.

“Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI