Flash

Deklarata e fortë e ministres Nikolla: Disa universitete private pastronin njerëzit e krimit me diploma

Lapsi.al 20 February 2018
Deklarata e fortë e ministres Nikolla: Disa universitete private pastronin

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "Tonight Ilva Tare" tha se reforma në arsim nuk lidhet vetëm me ligjin e arsimit të lartë, por edhe mbylljen e 22 universiteteve private që sipas saj ishin kthyer në biznes duke dhënë diploma edhe për të inkriminuar. Ajo u shpreh se ata blenin diploma duke u trajtuar si të barabartë me çdo të ri që punon në mënyrë serioze.

“Nëse nuk do të kishim mbyllur 22 universitete private që vidhnin paratë e familjeve shqiptare për të ofruar letra pavlerë. Ato universitete ishin aty edhe për të pastruar shumë njerëz që vinin nga radhët e krimit duke blerë diploma dhe duke qenë të barabartë me çdo të ri që punonin në mënyrë serioze. Ne kishim 762 programe në universitetet publike. Kemi vetëm 454 programe studimi duke mbyllur ato programe që kishin numër të vogël studentësh ku mesatarja nuk kalonte 5.3. Sot kemi një agjenci profesionale. Kishim një bord akreditimi që drejtohej nga këshilltar të ish-kryeministrit. Sot drejtohet nga një profesor. Vendimmarrja e bordit të akreditimit nuk kontrollohet nga ministrja e Arsimit.” – tha Nikolla.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI