Flash

PS zhvesh Fatmir Xhafajn nga kostumi i martirit, refuzohet vetingu për Ministrin e Brendshëm

Lapsi.al 20 February 2018
PS zhvesh Fatmir Xhafajn nga kostumi i martirit, refuzohet vetingu për

Në prezantimin që i bëri projektligjit të Vetingut në polici, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj lëshoi një deklaratë të guximshme për llojin e politikanëve shqiptarë. Pa iu dridhur qerpiku, Xhafaj paralajmëroi vetingun e politikanëve.

Madje Xhafaj mori poza prej martiri, kur u vetëofrua të kontrollohej i pari nga vetingu politik, sipas deklaratës së mëposhtme.

“Nëse duhet një ligj i vetingut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart. Besoj që ai draft duhet të ketë që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i reformës në drejtë- si, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë reforma në drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”

Nuk kaluan as 24 orë dhe deputetët e Partisë Socialiste e kanë nxjerrë bllof. Propozimit të opozitës që në vetingun e policisë të përfshihej edhe Ministri i Brendshëm, socialistët i kanë thënë Jo, duke e rrëzuar me votën "kundër" në Komisionin e Sigurisë.

Me votimin në Komisionin e Sigurisë, Fatmir Xhafaj kishte shansin të tregonte se deklarata e tij nuk ishte thjesht një shashkë. Por siç duket pohimi pompoz u bë vetëm për efekte mediatike, sepse në të vërtetë frika nga vetingu politik është e qartë në votën një ditë më pas.

Propozimet e Partisë Demokratike në projekligjin e Vetingut në Polici

· Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

· Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

· Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI