Flash

Vizita e Cipras në Korçë, Meta: Nuk më imponohet dot për kufirin detar!

Lapsi.al 20 February 2018
Vizita e Cipras në Korçë, Meta: Nuk më imponohet dot

Kreu i shtetit, Ilir Meta tha se nuk do të lëvizë nga Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se Rama dhe Cipras po bëhen gati të festojnë në Korçë arritjen e një marrëveshjeje, edhe për kufirin detar.

I pyetur nga gazetarët, nëse ndjehej në presion për shkak të vizitës së Cipras në Tiranë, Meta tha se asnjë axhendë ndërkombëtare nuk mund t’i imponohet zgjedhjeve të presidentit që është betuar mbi Kushtetutë.

“Më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë për kryeministrin Cipras, për konstruktivitetin e tij edhe në situatat më të nxehta në retorikat populiste mes dy vendeve dhe nga kjo konsideraë, i uroj suksese për vizitën në Korçë dhe në Shqipëri, por axhenda e cilitdo personalitet nuk mund të më imponojë mua dhe askujt që të përmbush detyrimet e mia për realizimin me sukses dhe mënyrë transparente dhe përfundimtare të një marrëveshjeje historike që duhet të zgidhet njëherë e përgjithmonëë.

Qeveria ka të gjithë të drejtën të një marrëveshjeje që janë kompetencë e saj me qeverinë e Greqisë dhe qeveritë e tjera por në këtë çëshje e bëra të qartë se kush është qeëndrimi i presidentit të republikës. Unë këtu kam qenë nga 24 korriku, institucioni i presidentit nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me diskutimet që janë bërë me spekullimet e Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Ia kam bërë të qartë ministrit që për këtë çështje kaq të rëndësishme, bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar cdo lloj spekullimi, keqkuptimi dhe përgjegjësie të miratuar të cilitdo, të paktën të presidentit.

Edhe sot e ksaj ditë nuk kam asnjë informacion. Jam i qetë, i duruar, konstruktiv. E urrej protokollin, në kuptimin që jam i hapur të punoj natë e ditë për çështje që duan bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi por unë mund të përgjigjem vetëm për sjelljen time dhe detyrimet e mia institucionale. Vetëm për këto përgjigjem para Kushtetutës, para kuvendit dhe para qytetarëve shqiptarë.

Nuk ndikohëm para asnjë axhende ndërkombëtare në raport me Kushtetutën, por presidenti është i palodhur të garantojë 24 orë për interesin kombëtar."

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI