Flash

Eduard Halimi lë mandatin e deputetit, vjen reagimi i Bashës

Lapsi.al 9 February 2018
Eduard Halimi lë mandatin e deputetit, vjen reagimi i Bashës

Lulzim Basha falenderoi deputetin dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimin për kontributin e tij në politikë, pasi ky i fundit njoftoi pak minuta më parë se do të dorëzonte mandatin e deputetit për t'iu përkushtuar pasionit të tij, avokatisë.

Basha shkroi në Facebook se ka dëshirë për t'a pasur Halimin pjesë të ekipit, por duhet respektuar liria e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

POSTIM I LULZIM BASHëS: 

Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mija më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit.

Të këshilluara

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur....

14:46

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës ...

14:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI