Flash

Gazeta zviceriane tregon fakte të reja për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Lapsi.al 9 February 2018
Gazeta zviceriane tregon fakte të reja për vrasjen e Oliver

Me vrasjen e Oliver Ivanoviçit është shuar një nga zërat e fundit të pavarur serbë. Kështu po merr fund procesi që ka filluar në vitin 2013, shkruan gazeta Neue Zuchrer Zeitung. Kjo gazetë nga Cyrihu thotë se ky ka qenë disiplinim i serbëve kosovarë nga Beogradi, përcjell Koha.net.

Në tekstin me titull “Sherifë të rinj për veri të Kosovës“, gazetari Andreas Ernst shkruan për situatën në veri të Kosovës dhe ndikimin politik të Beogradit. Ai përkujton se ende nuk është ndriçuar vrasja e që u bë më 16 janar.

“Që atëherë asgjë më nuk është dëgjuar. Për aktorët e mundshëm askush nuk dëshiron të spekulojë, për këtë në pjesën veriore të Mitrovicës askush nuk dëshiron të flasë me një të huaj. Por në një të gjithë pajtohen: Vrasjen s’e kanë bërë shqiptarët. Kjo është indikative“, ka shkruar ai.

Viti 2013 që mendohet të jetë kthesë, është koha kur veriu i Kosovës, sipas dëshirës së Beogradit mori pjesë në zgjedhjet lokale, përkujton kjo gazetë e cila në vazhdim tregon se si u krijua Lista Serbe nga kryetari serb Aleksandar Vuçiç.

Të këshilluara

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur....

14:46

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës ...

14:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI