Flash

Komplikacioneve nga fruthi, vdes foshnja 7 muajshe në Pediatrinë e QSUT

Lapsi.al 9 February 2018
Komplikacioneve nga fruthi, vdes foshnja 7 muajshe në Pediatrinë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e QSUT-së ku një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të prekur deri tani nga fruthi.

Sipas të dhënave foshnja 7 muajshe pati komplikacione të rënda nga fruthi. Foshnja ka humbur jetën në të gdhirë të ditës së hënë, pas përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Sipas tij, foshnja ka qenë prej ditësh në reanimacionin e QSUT. Është tentuar të intubohet por ka qenë e pamundur për shkak të komplikacioneve.

Fëmija është mbajtur në terapi intensive për ditë të tëra por nuk ka mundur të shpëtojë.Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare. Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI