Flash

Çështja ARMO/ Arta Marku "tund" prangat për tatimorët e Fierit

Lapsi.al 9 February 2018
Çështja ARMO/ Arta Marku "tund" prangat për

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ngacmoi një temë të nxehtë gjatë mbledhjes me prokurorët e Fierit, atë për abuzimet me taksat të kompanive të sektorit të naftës dhe të gazit. Marku preku një nga temat më të nxehta të momentit, atë për evazionin fiskal të kompanive që kanë punuar në këtë sector, çështje që lidhet direkt me skandalin e ARMO, kur për 10 vjet nuk janë paguar gati 700 milion euro taksa.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish, duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore” citohet të ketë thënë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme gjatë mbledhjes me prokurorët.

Siç pohon kryeprokurja, kompanitë që kanë shfrytëzuar sektorin e naftës dhe të gazit janë favorizuar nga indiferenca totale e Tatimeve, por pak ditë më parë, Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero mori nga kryeministri Edi Rama çmimin Bleta e Arte.

Çmimi ishte një sfidë ndaj akuzave publike se tatimet nuk kanë vjelur taksat nga kompanitë që shfrytëzuan ARMO-n. Mbetet për t’u parë nëse Arta Marku do ta përdorë këtë çështje vetëm për shoë, apo tatimorëve që kanë toleruar një prej prakikave më kriminale në Shqipëri do të vihen prangat.

Çështja e ARMO-s u rikthye në opinionin publik pas largimit të kompanisë së fundit që shfrytëzoi ndërmarrjen, duke lënë pas miliona euro taksa të papaguara.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI