Flash

Rama kërkon falje dhe tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e Skraparit

Lapsi.al 9 February 2018
Rama kërkon falje dhe tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e

Edi Rama pranoi të tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e Skraparit pas presionit mediatik dhe denoncimeve për prishjen e ujëvarave. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri kërkoi ndjesë për lejen që ka miratuar duke u justifikuar me faktin se “asnjë qeveri nuk është e pagabueshme”.

“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar ?

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike” shkroi Rama në Facebook.

Më tej, kryeministri premton të kallëzojë në prokurori autorët e asaj që e quajti “një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet” tha Rama.

Prej disa ditësh në Top Channel është denoncuar shkatërrimi i një prej ujëvarave në kanionin e Osumit, sipas projektit që po zbatohej për HEC-in.

Fillimisht, ministritë ishin të paqarta se kush mbante përgjegjësi për abuzimet me prjektin, por më pas u zbulua se leja mjedisore për kompaninë që po ndërtonte ishte e skaduar dhe siç duket, nuk do të rinovohet më.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI