Flash

Mesazh i koduar nga deputeti i Ramës: Arta Marku do ta tundë mirë...

Lapsi.al 8 February 2018
Mesazh i koduar nga deputeti i Ramës: Arta Marku do ta tundë

Deputeti i PS-së Alket Hyseni i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Top Channel, ka bërë një deklaratë që me siguri do të mbahet mend gjatë. Të paktën për aq kohë sa në krye të Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë Arta Marku, e zgjedhur vetëm me 69 vota të mazhorancës në shkelje të Kushtetutës.

“Arta Marku do ta tundi mirë...”, tha Hyseni në përfundim të emisionit, ku u diskutua për reformën në drejtësi dhe dy dosje të rëndësishme të cilat janë nën hetim për momentin; dosja ‘Tahiri’ dhe dosja ‘CEZ’, pa lënë mënjanë edhe dosjen për rrugën ‘Tiranë-Elbasan’.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë tamam me këtë deklaratë deputeti i PS-së, e cila në fakt ngjan si një mesazh i koduar dhe që paralajmëron zhvillime të forta në muajt e ardhshëm. Ndonëse shenjat e para të kësaj që sapo ka nisur, ngrenë shumë dyshime se Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores,  për të sulmuar kundërshtarët politikë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI