Flash

E vërteta e e-mailit të çekëve të CEZ/ Shkëlzen Berisha replikon LIVE me Andi Bushatin

Lapsi.al 8 February 2018
E vërteta e e-mailit të çekëve të CEZ/ Shkëlzen

Një e-mail i publikuar gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar të drejtuar nga Taulant Balla për mënyrën se si u privatizua OSSH nga çekët e CEZ ka përfshirë në këtë çështje edhe Shkëlzenin, djalin e kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë e-mail të datës 28 janar 2010 të dërguar nga kreu i CEZ në Tiranë, Jozef Hajsek për nëndrejtorin e CEZ në Pragë Tomas Pleskac flitet ndër të tjera për një takim që ky i fundit do të zhvillojë në Tiranë me kryeministrin Berisha dhe djalin e tij (foto poshtë).

Në një ndërhyrje me telefon në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel, Shkëlzen Berisha thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Ai ka replikuar me analistin Andi Bushati që ndodhej në studio dhe që ngriti disa pyetje për çështjen.

“Ky takim as është kërkuar dhe as është zhvilluar kurrë. Edhe në atë letër flitet për një takim që do të zhvillohet. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta persona. Nuk kam lidhje familjare, nuk kam lidhje biznesi, nuk ka udhëtuar me makinën e tyre, nuk ka ndonjë dëshmi që ata më kanë dhënë mua miliona” – tha Berisha.

Por Bushati i mëshoi faktit që takimi është zhvilluar pak javë më pas dhe Sali Berisha i ka pritur në zyrën e tij njerzit e CEZ, njëlloj siç thuhet në e-mailin e publikuar.

“Nga e-mail që është publikuar nuk thuhet që ju keni takuar dikë, por del qartë se ju keni ndërmjetësuar një takim me babain tuaj kryeministër. E-mail është dërguar dhe kjo është faktuar. Takimi ka ndodhur disa jave me pas, fiks siç është pretenduar në atë e-mail” – tha Bushati.

Shkëlzen Berisha mohoi sërish gjithçka duke këmbëngulur: “Çfarë thuhet në atë e-mail është e pavërtetë. Unë nuk i njoh këta persona dhe nuk kam të bëj me ta”. 

Nga ana tjetër Bushati që bëri një krahasim me rastin Tahiri (persona të tretë kanë folur edhe për Tahirin, persona të tretë kanë folur edhe për ju - tha ai) këmbënguli se pas kësaj prokuroria është në të drejtën e saj të hetojë, por ama në publik mbetet dyshimi se pse djali i kryeministrit duhet të përmendet si garant në një takim dhe më pas takimi kryhet? Pra dyshimi është se janë kapërcyer instancat shtetërore që punët të zgjidheshin në mënyrë familjare për përfitime personale.

Pretendimi i mediave të majta është se ky takim me Sali Berishën është organizuar në mënyrë që CEZ tashmë i privatizuar të lehtësojej nga një barë e rëndë parash që e ka marrë përsipër shteti.

Berisha u pyet edhe për thirrjen e tij në prokurori ku tha se kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

“A ka lidhje kjo çështje me babain tim? Unë besoj që babai im ka kaluar shumë në karrierën e tij politike për të ndjerë nga kjo. Kjo është një frikë e Edi Ramës nga skandalet e tij. Rama krijon shashka për të hequr vëmendje nga skandalet dhe droga” – tha Berisha.

Një javë më parë, Shkëlzen Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të CEZ dhë për përfitimet që kjo kompani çeke ka pasur më vonë gjatë qeverisjes të të atit të tij, ku u pyet për rreth 30 minuta.

Socialistët thonë se privatizimi i OSSH-së në vitin 2009 te kompanie çeke CEZ i shkaktoi shtetit një dëm prej 414 milion euro. Sipas tyre procesi i privatizimit ishte fiktiv, me fitues të paracaktuar dhe me favorizime që vazhduan edhe pas marrjes së kompanisë nga çekët.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI