Flash

"Rama riktheu në parlament gjuhën e urrejtjes së Enver Hoxhës ndaj hebrenjve" (VIDEO)

Lapsi.al 8 February 2018
"Rama riktheu në parlament gjuhën e urrejtjes së Enver

Sali Berisha shkruan në Facebook se Edi Rama riktheu në parlament gjuhën e urrejtjes së Enver Hoxhës ndaj hebrenjve.

Sipas Berishës, deklarata e Ramës: "ju jeni gati të bëheni çifutë, jeni gati të bëheni eskimezë, jeni gati të bëheni dele e zezë e këtij vendi...", është një fyerje antisemitke tipike hoxhiste ndaj kombit hebre.

Berisha shkruan se shqiptarët me qëndrimin e tyre ndaj Holokaustit firmosën ndër faqet me të ndritura të historisë së tyre por edhe të qytetërimit perëndimor.

POSTIMI I SALI BERISHëS: 

Edi Rama rikthehen ne parlament gjuhen e urrejtjes te Enver Hoxhes ndaj hebrenjve!

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama riktheu pas dekadash ne parlament gjuhen e urrejtejes se eterve te tij mizor, Enver Hoxhes dhe klikes se tij ndaj hebrenjve. Neo-bllokmeni Edivin Kristaq Rama perdori sot ne parlament

terminologjine tipike hoxhiste ndaj hebrenjve. Ai, ne nje shperthim urrejtje dhe perçmimi ndaj deputeteve te opozites por edhe kombit hebre, tha ne parlament se "ju jeni gati te beheni çifute, jeni gati te beheni eskimez, jeni gati te beheni dele e zeze e ketij vendi.."

Kjo eshte nje fyerje antisemite tipike hoxhiste ndaj kombit hebre. Ky eshte nje akt tejet i rend dhe i papergjegjshem i nje njeriu qe ruan trashegimine dhe urrejtjen e eterve te tij ndaj nje kombi mik, ndaj nje kombi qe nga urrejtja raciste perjetoi Holokaustin ne Luften e Dyte Boterore. Rama, njelloj si Enver Hoxha, me gjuhe perçmuese dhe urrejtje zgjodhi per te fyer deputetet e opozites me krahasimin e tyre me çifute dhe eskimez, apo dele te zeze duke besuar se me keto epitete mund ti poshtroje ata.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe kete deklarate antisemite, i them Edi Rames se as Hitleri dhe as Enveri apo Hitleri shqiptar nuk arriti kurre te cenoje respektin, miqesine e shqiptareve ndaj hebrenjve dhe nuk mund ta cenoje askush.

Shqiptaret me qendrimin e tyre ndaj Holokaustit firmosen faqet nder me te ndritura ne historine e tyre por edhe te qyteterimit perendimor! sb

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI