Flash

Reagon Donald Lu: Politikanët dështuan sërish, por ka një lajm të mirë

Lapsi.al 8 February 2018
Reagon Donald Lu: Politikanët dështuan sërish, por ka një

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas miratimit të dy listave të anëtarëve jogjyqtarë dhe joprokurorë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy institucione që parashikohen sipas reformës së drejtësi.

Emrat u përzgjodhën me short pasi mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën konsensusin për të miratuar një listë të përbashkët. Opozita votoi kundër duke akuzuar se qeveria kërkon të vërë në dorë drejtësinë e re. Diplomati amerikan thotë se politikanët shqiptarë kanë frikë nga drejtësia.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqendroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së.

Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara” – shkruan Donald Lu. ©LAPSI.al

Image may contain: text

Të këshilluara

Euro kap nivelin më të ulët të 2018-s

Euro ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse ...

18:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI