Flash

Arrestohet 'tmerri' i Fierit, ka grabitur 4 pika Exchange vetëm gjatë janarit

Lapsi.al 8 February 2018
Arrestohet 'tmerri'  i Fierit, ka grabitur 4 pika Exchange vetëm

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të ri i cili akuzohet për katër vjedhje të Exchange-ve në këtë qytet. Sipas policisë 25- vjeçari Alket Velaj, ka është autori i katër vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajit janar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të një pune intensive operative hetimore, bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Exchange i fundit” ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.

2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.

Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.

4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.

Në lidhje me këto ngjarje u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Alket Velaj, 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier(i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”).

Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Të këshilluara

Euro kap nivelin më të ulët të 2018-s

Euro ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse ...

18:22

Parashikimi i motit për nesër, shi apo ...?

Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, nesër moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vran...

16:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI