Flash

Zbulohet makina që transportoi motorin e atentatit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

Lapsi.al 8 February 2018
Zbulohet makina që transportoi motorin e atentatit ndaj Lulzim Kullës

Pesë persona u shoqëruan nga Elbasani dhe Shkodra dhe po merren në pyetje për atentatin me eksploziv në Rus të Shkodrës ku tetë persona u plagosën, dy nga ata në gjendje të rëndë. Ndërkohë Kjo është makina që bëri transportin e motorit kamikaz, i cili shpërtheu me 900 gramë tritol. Motori me eksploziv që shpërtheu në Rus të Shkodër dhe tetë vetë u plagosën, u porosit në Elbasan.

Nga atje u transportua me këtë makine tip furgon i cili u bllokua gjatë operacionit natën e shkuar në Elbasan. Nga verifikimet makina rezulton me dokumenta të rregullt dhe i përket një personi i cili ndodhet në Itali. Ditën e atentatit, nga mjeti një person zbriti motorin këtu në lagjen “Rus”. Aty ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe shënjestra mendohet biznesmeni Lulzim Kulla, aktualisht në spital.

Ky zbulim çoi në shoqërimin dhe ndalimin e pesë personave nga Elbasani dhe nga Shkodra. Ata po merren në pyetje lidhur me atentatin. Nuk dihet saktësisht roli i tyre me shpërthimin e 900 gramëve tritol disa javë më parë në Shkodër, por prokurorët dhe Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet. Mëngjesin e kësaj të enjte të dyshuarit u dërguan në masa të larta sigurie në drejtorinë e Policisë së Shkodrës, shkruan ABC News.

Emrat e të ndaluarve mbahen sekret, por mësohet se njëri ndër ta ka afruar elementë dhe prova për grupin e hetimit. Ne operacionin për shoqërimin e tyre, morën pjese dhjetra forca Speciale, forcat RENEA që drejtoheshin nga drejtues të Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit dhe drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI