Flash

Presidenti grek Pavlopulos i përgjigjet flakë për flakë Metës për çështjen çame

Lapsi.al 8 February 2018
Presidenti grek Pavlopulos i përgjigjet flakë për flakë

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos nuk heq dorë nga deklaratat e forta për çështjen çame. Pas kërcënimit pak ditë më parë, ai është shprehur sot sërish se, Shqipëria po bën një gabim të madh duke rrezikuar të ardhmen në BE.

“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE” - ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në herët sot, presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e homologut të tij grek, Pavlopulos se Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe Çamërisë.

“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok” - tha Meta.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI