Flash

Saimir Tahirin e përjashtojnë nga Komisioni Parlamentar, sepse prish imazhin e Shqipërisë

Lapsi.al 8 February 2018
Saimir Tahirin e përjashtojnë nga Komisioni Parlamentar, sepse prish

Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.

Vendimi u bë publik në fillim të seancës plenare, kur Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komision me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”.

Deri sot paradite i Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që diskuton me parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI