Flash

“Do ju lidhim duart”, Rama kërcënim direkt për opozitën në parlament

Lapsi.al 8 February 2018
“Do ju lidhim duart”, Rama kërcënim direkt për

Edi Rama nuk foli shumë për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, por fjalimin e tij e përqëndroi në atë që e quajti frikën e opozitës nga organet e reja të drejtësisë. Madje kryeministri iu drejtua direkt Berishës duke e paralajmëruar se ka halle të mëdha përpara.

“Mbarove tani Sali! Je për t’u admiruar, por lëri djemtë tani të luftojnë! Shiko hallet e tua, se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Nuk të ndihmon dot Amerika, BE jo e jo” tha Rama, ndërsa fliste për reformën në drejtësi dhe ndëshkimin e drejtësisë.

Kryeministri nuk u kursye kur foli ndaj opozitës me fjalët “do ju lidhim duart”, duke iu referuar votimit sot në parlament të kandidatëve për organet e reja të drejtësisë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

“Po ju nuk keni si votoni se nuk mund të votoni me duart tuaja një process, që mund t’ju lidhë duart në fund. Mund t’ju lidhë duart. Keni bërë shumë, keni fshehur shumë, keni mbuluar shumë dhe nuk keni faj. Por bërtisni ose hidhuni ju përpjetë, KLGJ dhe KLP do votohen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do të votojmë. Ju nuk do të votoni” u shpreh Rama nga foltorja e parlamentit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI