Flash

VIDEO/ Shtohen aktorët në qeverinë Rama, shikoni si interpreton Etilda Gjonaj para deputetëve

Lapsi.al 8 February 2018
VIDEO/ Shtohen aktorët në qeverinë Rama, shikoni si interpreton

Alibinë e Etilda Gjonajt për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit në Itali, e përshkroi i njëjti banalitet si në reagimet e mëparshme, se gjoja ajo nuk e dinte se i arrestuari hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por kësaj radhe, performanca e Ministres së Drejtësisë ishte e një niveli tjetër.

Nga foltorja e parlamentit, ku e kishin thirrur për të dhënë llogari për ekstradimin e paligjshëm, ministrja u shfaq me një siguri të admirueshme.

Artikulimi i qartë, fjalitë të ndara mirë nga njëra tjetra, vështrimi sfidues drejt deputetëve të opozitës i dhanë Etilda Gjonajt aftësinë për të dalë para deputetëve me një nga interpretimet më të mira aktoriale, krahasuar me ministrat e tjerë.

Fjalimi që i kishin shkruar i dha siguri dhe qetësi. Edhe në kundërpërgjigjen që i dha Enkelejd Alibeajt, ministrja lexoi me të njëjtin ton kompetent fjalimin e dytë, duke politizuar një çështje për të cilën tashmë kanë nisur hetimet nga prokuroria.

Për të kuptuar më mirë lojën aktoriale të Etilda Gjonajt, Lapsi.al sjell dy video. Imazhi i Etilda Gjonajt ka evoluar dukshëm, nga disa javë më parë.

Video më poshtë, fjalimi i Gjonajt në tetot të vitit të kaluar:

https://www.youtube.com/watch?v=e8wdDEhqGbY

Video më poshtë, fjalimi i Etilda Gjonajt sot në parlament:

Të këshilluara

Surpriza e motit të enjten dhe të premten

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë ditën e enjte e cila do të përshkohet nga një m...

23:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI