Flash

'Prokurori Hajdarmataj më kërcënoi, po s’dëshmove kundër Shullazit, do të të fus në burg'

Lapsi.al 8 February 2018
'Prokurori Hajdarmataj më kërcënoi, po s’dëshmove

Ish-avokatët e Emiljano Shullazit gjatë caktimit të masës së sigurisë, fill pas arrestimit të tij, Nexhdat Kambo dhe Alban Qafa kanë dëshmuar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për procesin në fjalë.

Kambo dhe Qafa kanë treguar se Ylvi Beqja, u ka thënë se kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, e ka kërcënuar që të dëshmojë kundër Emiljano Shullazit, në të kundërt do ta akuzonte për financim të organizatave kriminale.

Sipas dy ish-avokatëve të Shullazit, Beqja vinte shpesh në zyrat e tyre dhe interesohej për të, në kohën kur ai ishte arrestuar. Ai prezantohej, sipas tyre, si mik i Shullazit duke mos thënë asnjëherë se ishte kërcënuar nga Shullazi për ish-hotel “Vollgën”.

“Ylviu më tha se e kishte kërcënuar Besim Hajdarmatajn. “Më ka takuar në një lokal në zonën e “21 Dhjetorit”. Më tha se nëse nuk dëshmoja kundër Emiljano Shullazit, do të arrestohesha për veprën penale të “Financimit të grupit të strukturuar kriminale”, kështu më tha. Më pas, unë i kam ofruar ndihmë për të zgjidhur këtë situatë, por sipas tij, situata ishte e rëndë. Ylviu tha se ishte kërcënuar edhe nga Zamir Hasa. Ai kërkoi lekë që të largonte familjen nga vendi sepse sipas tij, kërcënohej nga shteti.” – u shpreh Kambo.

 

Të këshilluara

Surpriza e motit të enjten dhe të premten

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë ditën e enjte e cila do të përshkohet nga një m...

23:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI