Flash

Artan Hoxha i përgjigjet Berishës: Të paska djeg keq, ndaj më çove mesazh të koduar të mos kaloj vijën e kuqe

Lapsi.al 7 February 2018
Artan Hoxha i përgjigjet Berishës: Të paska djeg keq, ndaj

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideronte si të lidhur me tre banda kriminale. Hoxha e cilëson postimin e Berishës si një mesazh të koduar që ai mos flasë për ato që di për të dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha. Gazetari shkruan se ish-kryeministri është shqetësuar nga deklaratat e tij në studion “Opinion” dhe sot i ka dërguar paralajmërimin për të mos kaluar vijën e kuqe.

“Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht.

Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua.

E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji Bac, tjeterkund shikoi fajtoret.

E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove.

Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe…

Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit.

Edhe aty une isha doktor…

Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate…” shkruan Hoxha në reagimin e tij.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI