Flash

Gazeta gjermane shkrim për drogën shqiptare dhe Klement Balilin: ‘Tentakulat’ e tij deri në Berlin

Lapsi.al 7 February 2018
Gazeta gjermane shkrim për drogën shqiptare dhe Klement Balilin:

Ky eshte nje shkrim i gazetes gjermane “Berliner-kurier” e cila flet per drogen shqiptare dhe Klement Balilin, i cili sipas gazetes ka shtrire “tentakulat” e tij deri ne Berlin.

SHKRIMI

Ai është një nga kriminelët më të fuqishëm në Evropë, kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë evropiane të kokainës dhe në atdheun e tij, Shqipëri, shoqërohej edhe me ministra. Klement Balili, i cili gjithashtu quhet “Escobar i Ballkanit” si emri i nje bosi droge ne Amerikën e Jugut. “Tentakulat” e tij shtrihen deri në Berlin. Ne maj te vitit 2017, ndodhi nje atentat në një lokal nate në rrugën “Groniger”, në Weddinger, dhe edhe pse pati 26 te shtena, fatmiresisht nuk u lendua askush. Pronari i pub-it ku ndodhen te shtenat eshte nje 34-vjecar me origjine nga Kosova.

“Korridori i drogërave të forta”

Këto të shtëna në lokalin e 34-vjeçarit me origjinë nga Kosova mendohet se ndodhën për shkak të pazareve të drogës pasi mungonin një shumë e konsiderushme parash, sipas Prokurorisë së Berlinit.

Ishte ndoshta vetëm fillimi një lufte të re për pazaret e drogës që do të shoqërohet me të tjera atentate. Klement Balili, sipas Europol, po kërkon të zgjerojë më tej supremacinë e tij në tregun europian të drogës ndërkohë që Shqipërinë po e përdor thjesht si një korridor për drogërat e forta.

Drogen Albanien

Me autoritetet e saj të korruptuar dhe me një mesatare prej 218 ditësh me diell në vit, Shqipëria është kthyer në prodhuesin nr.1 të marijuanës në Europë. Por si të mos mjaftonte kjo, vendi ballkanik po shndërrohet në një korridor edhe për drogërat e forta, specifikisht kokainën. Ka dyshime se pas kësaj fshihet Klement Balili, që sipas zbulimeve të DEA-s amerikane, ka lidhje me bosët e drogës në Amerikën e Jugut.

Edhe pse Balili është pjesë e dosjeve të Europol dhe DEA-s, në vitin 2014 ai u emëruar nga qeveria shqiptar Drejtor në Ministrinë e Transportit. Pas protestave ndërkombëtare kundër emërimit të tij, Balali u hoq nga ky post. E megjithatë droga e tij nuk ndalet së vërshuari në Europë e Berlin./panorama

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI