Flash

Çfarë po ndodh/ RENEA dhe forcat speciale blindojnë Elbasanin

Lapsi.al 7 February 2018
Çfarë po ndodh/ RENEA dhe forcat speciale blindojnë Elbasanin

Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së janë angazhuar në një operacion masiv mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit. Sipas asaj që mësohet nga burime të policisë forcat e specializuara po mbështesin një operacion të policisë lokale në Elbasan, që po drejtohet nga kreu i policisë së qarkut Altin Qato. Pjesë e operacionit është edhe kryeprokurori i Elbasanit.

Deri tani mësohet se janë vënë në pranga 8 persona. Të njëjtat burime shtuan se të arrestuarit janë nga Gramshi dhe Pogradeci, por vepronin në Elbasan. Emrat e të ndaluarve nuk bëhen të ditura ndërsa janë sekuestruar mina me telekomandë, armë dhe një sasi droge.

Flitet se ky grup kriminal kishte një veprimtari jo vetëm në fushën e narkotikëve, por ishte përfshirë edhe në aktivitete të tjera të jashtëligjshme. Për arrestimin e këtij grupi, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Nuk dihet se prej sa kohësh personat e arrestuar mbrëmjen e sotme ishin nën survejimin e agjentëve të policisë, por mësohet se ka pasur një bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Surpriza e motit të enjten dhe të premten

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë ditën e enjte e cila do të përshkohet nga një m...

23:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI