Flash

FNSH dhe RENEA, kontrolle në bizneset e familjeve Çapja dhe Çelaj në Elbasan

Lapsi.al 8 February 2018
FNSH dhe RENEA, kontrolle në bizneset e familjeve Çapja dhe

Pas vizitës së Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në Elbasan, FNSH dhe RENEA patën disa aksione ndaj personave të dyshuar.

Përveç arrestimit të 4 personave që dyshohen se bashkëpunuan për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, forcat speciale zhvilluan disa kontrolle në bizneset e dy fiseve të njohura për policinë, Çapja dhe Çelaj, të cilët kanë tronditur jo pak vendin nga përplasjet me armë dhe atentatet.

Aksioni ka zgjatur tre orë. RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja, ndërsa nuk dihet çfarë është gjetur dhe nëse ka sekuestrime.

Gjatë analizës që bëri në Elbasan, një ditë më parë, Arta Marku u shpreh se "Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezent në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike".

Të këshilluara

Surpriza e motit të enjten dhe të premten

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë ditën e enjte e cila do të përshkohet nga një m...

23:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI