Flash

Rama i kthehet Bashës me batuta: Nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina tek prasi

Lapsi.al 8 February 2018
Rama i kthehet Bashës me batuta: Nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina

Debati i kësaj të enjteje ka qenë më shumë i mbushur me batuta mes opozitës dhe mazhorancës. Replikat Rama-Basha-Berisha të njëpasnjëshme. Ndërkohë, pas një replike të Bashës ka ardhur përgjigjja e kryeministrit Edi Rama duke përmednur pras dhe karrota. Ai tha se opozita do vetëm të fshihet, e sipas tij nisen për diku dhe kthehen për diku tjetër, nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina tek prasi. Rama përmendi sërish “Gurin” dhe i kujtoi lapsusin me llogaritjet matematikore të bëra nga Basha në Kuvend. Por kryeministri e ka paralajmëruar Bashën edhe se do e rrahin.

“A ju thashë, duan vetëm një vend ku të fshihen. Duan vetëm t’i ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe që i lë pa gjumë, prandaj nisen për diku, pastaj veçse kthehen për diku tjetër. Sot erdhën këtu, ishin nisur për Jerusalem, befas komisari ndaloi në Divjakë. Shtatë herë shtatë 42. Nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina tek prasi. Guri o guri hajde se do na rrahin, hajde guri se po na rrahin. Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu përpara të gjithëve, unë e di si do shkojë kjo punë, e mbaj mend. Në fund këta do të rrahin ty, këta se do iu ngordhi gomari dhe do i bien samarit. Pastaj 7x 7 42, një kg karota, gjysmë kile presh, në fund do përfundojë kjo punë që do të nxjerrin këta në rrugë të madhe. Pastaj si ta kesh fatin ti dhe këta,. Ka një stacion, stacioni është drejtësia e re, aty do shikojmë kush jeni ju e kush jemi ne”, - deklaroi Basha.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI