Flash

VIDEO/ Çfarë indiference Arta Marku për qytetaren, që ulërin kundër prokurorëve!

Lapsi.al 8 February 2018
VIDEO/ Çfarë indiference Arta Marku për qytetaren, që

Arta Marku u përball me një situatë të sikletshme, kur ishte duke hyrë në godinën e Prokurorisë së Durrësit për analizën rutinë të vitit të kaluar. Në hyrje të prokurorisë e pritën me ulërima.

Një grua e moshuar ka nisur të thërrasë me sa fuqi që kishte, kur pa kryeprokuroren: “Hiqi të gjithë, që nga roja tek dera, hiqi të gjithë nga puna prokurorët....!”

Nuk dihet çfarë halli e detyroi gruan të krijonte një skenë të tillë në mes të rrugës.

Asnjë nga stafi që shoqëronte kryeprokuroren nuk u interesua. Një grup burrash rrethuan menjëherë kryeprokuroren, si për ta mbrojtur nga thirrjet dhe akuzat për prokurorët e Durrësit.

Por ajo që ra në sy ishte indiferenca që tregoi Arta Marku. Në vend të pyeste se çfarë po ndodhte, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme shpejtoi hapat dhe bëri sikur nuk i dëgjoi ulërimat.

Siç duket nga filmimet, është e pamundur të mos i dëgjosh britmat e gruas së moshuar.

Dëgjoni në videon më poshtë thirrjet e gruas së moshuar dhe shpërfilljen epike të kryeprokurores:

https://www.youtube.com/watch?v=ownIu6_cunQ&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=TAvjhBEEpc0&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI