Flash

Deputetja e PD-së akuza ministres Nikolla: Ka lënë pa paga të gjithë pedagogët e universiteteve

Lapsi.al 8 February 2018
Deputetja e PD-së akuza ministres Nikolla: Ka lënë pa paga

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim, duke akuzuar Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se ka lënë pa paga të gjithë pedagogët dhe stafin në Universitete.

Në një status në Facebook, Vokshi thotë se Nikolla duke u marrë me merkaton e pushtetit ka lënë pa paga pedagogët. Ajo i kërkon të sigurojë urgjent fondin e pagave.

“Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët !

Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet … Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat. #Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet. #TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet. P.S. foto e huazuar nga postimet sot në fb…”, - shkruan Vokshi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI