Flash

Vasili akuza Ramës: Ky naziskin ofendoi popullin izraelit, i quajti hebrenjtë “çifutë”

Lapsi.al 8 February 2018
Vasili akuza Ramës: Ky naziskin ofendoi popullin izraelit, i quajti

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat dënoi edhe një herë votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së për Jeruzalemin.

Vasili akuzoi Edi Ramën se kishte përdorur termin çifut për hebrenjtë dhe popullin izraelit.

Vasili e quajti Ramën “një naziski të ri”, që kërkon të trajtojë shqiptarët, siç u trajtuan hebrenjtë në kohë lufte.

“Projekt rezoluta e paraqitur nga opozita shqiptare me votën shqiptare kundër të qeverisë shqiptare ndaj SHBA-së në OKB lidhur me Jeruzalemin. Për të gjithë opinionin e gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë ishte një veprim i shëmtuar anti-amerikan. Jemi terrorizuar nga gjuha e Ramës që përdori për popullin izraelit, termin çifut, term nazist kur shfaroseshin mijëra hebrenj.

Ky është një naziskin i ri, dhe me këtë gjuhë kërkon të qeverisë vendin, kërkon të ndërtojë raportet me opozitën shqiptare, me SHBA-në, dhe i drejtohet popullit të respektuar mik e vëlla të Izraelit. Hebrenjtë ka qenë miq të kahershëm të shqiptarëve.

Ky kryeministër me psikologji naziskine vjen sot me këtë gjuhë. I vetmi që është në vendin e kohën e gabuar në marrëdhëniet me popullin e vet dhe vendet jashtë, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është vetëm kryeministri shqiptar. Kështu kërkon t’i trajtojë edhe ai shqiptarët, siç trajtoheshin hebrenjtë në kohë lufte," tha Vasili.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për nesër, shi apo ...?

Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, nesër moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vran...

16:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI