Flash

Fenomeni i rrallë në një fshat të Sarandës, ngordhin lopë çdo 2-tre ditë (VIDEO)

Lapsi.al 8 February 2018
Fenomeni i rrallë në një fshat të Sarandës, ngordhin

Një fenomen i cuditshëm është vënë re në fshatin Vrinë të Sarandës. Në fermën e Asllan Pashajt dhe Agim Musait, ngordh një lopë cdo dy-tre ditë. Fermerët i shqetëson së tepërmi kjo gjendje me tufën e tyre, ndërsa janë dëshmitarë se si ditë pas dite numri i lopëve vjen duke u ulur. Sipas tyre çdo 2- 3 ditë ngordh një lopë. Në disa raste ka pasur ngordhje të lopëve kur ato kanë qenë edhe shtatzëna. Pamje e trishtë, tepër e rëndë. Lopë në sfond por edhe afër, që kullosnin në fushën e përmbytur nga uji dhe lopë të ngordhura që dergjen gjithandej nëpër fushë. Në 10 muaj kanë ngordhur rreth 100 krerë, lopë dhe viça, na thotë Asllan Pashaj, njeri prej pronarëve të lopëve, ndërsa kërkojnë ndihmë për të shpëtuar tanimë ato lopë që kanë ngelur nga gjithë tufa. Askush nuk do të dijë se çfarë ndodh në këtë fermën tonë. Kam kërkuar ndihmë kudo, po asnjë përgjigje për zgjidhje nuk kemi marrë.

Të këshilluara

Euro kap nivelin më të ulët të 2018-s

Euro ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse ...

18:22

Parashikimi i motit për nesër, shi apo ...?

Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, nesër moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vran...

16:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI