Flash

Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Ky njeri që flinte poshtë urave i urren tironsit...

Lapsi.al 8 February 2018
Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Ky njeri që flinte poshtë

Deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama se ai pasi ha dhe dehet, sulmon projektet e qeverisë pa argumente konkrete. Shehi ka komentuar deklaratën e Ramës ku thotë se shefi i qeverisë ka fjetur vetë poshtë urave dhe se e ka marrë malli për groshë dhe pilaf.

Ai i cilësoi deklaratat për “Fax News” si pjesë të llumit me të cilin Rama merret duke shtuar se do t’i dalë për zot Shqipërisë.

“Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që haviar. Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto…” ka thënë Shehi.

Ndërkohë ai ka folur edhe mbi deklarata e tij për investimet e Turqisë në Shqipëri.

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria.

Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë.

Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë.

Turqve u jemi mirënjohësve, por në radhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë.

Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.

Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës” tha Shehi.

Të këshilluara

Euro kap nivelin më të ulët të 2018-s

Euro ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse ...

18:22

Parashikimi i motit për nesër, shi apo ...?

Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, nesër moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vran...

16:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI