Flash

Ministri Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

Lapsi.al 8 February 2018
Ministri Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi në një lidhje me telefon me emisionin “Opinion” në Tv Klan se “nuk ka shanse që të ndërtohet një HEC në afërsi të ujëvarës së kanioneve të Osumit, një atraksion i njohur turistik”.

Ministri tha se është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore pasi ndërtuesi e ka marrë lejen për të ndërtuar diku tjetër dhe është zhvendosur diku tjetër. Sipas Klosit e gjithë afera po verifikohet dhe nëse verifikohen shkelje do të ketë kallëzim penal për autorët.

Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj. Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Euro kap nivelin më të ulët të 2018-s

Euro ka vijuar nënçmimin në tregun vendas duke e mbyllur javën në nivelin e këmbimit të 133.2 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse ...

18:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI