Flash

Pogradec, qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 27 vjeçari

Lapsi.al 9 February 2018
Pogradec, qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 27 vjeçari

Një 27 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje në qytetin e Pogradecit është arrestuar në flagrancë nga policia.

Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec është arrestuar në një lokal dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjet 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 fishekë.

"Fatjon Bono (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit) u arrestua pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu  gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse,"-raporton policia.

27 vjeçari dyshohet të jetë autori i ngjarjes ku u qëllua me armë zjarri në ajër në fshatin Vërdovë-Pogradec më 29 janar 2018.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI