Flash

Thyejnë dyqanin në Tropojë, policia arreston 3 autorët

Lapsi.al 9 February 2018
Thyejnë dyqanin në Tropojë, policia arreston 3 autorët

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur me thyerje një dyqan në Tropojë. Ndalimi i tyre është bërë më 8 shkurt 2018 ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Bajram Currit. Të arrestuarit janë Din Sylaj, 22 vjeç,  dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme" informon policia e Kukesit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre,  ju gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI