Flash

FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan

Lapsi.al 9 February 2018
FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardeve që ofron Bashkimi Europian lidhur me infrastrukturën. Nuk bëhet fjalë për një autostradë apo një aeroport më tepër por është një kombinim i disa aspekteve që e reflekton këtë pikë të dobët  të rajonit ku listën e mbyll Shqipëria. Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të titulluar “Infrastruktura Publike në Ballkanin Perëndimor, mundësitë dhe sfidat” ka nënvizuar se indeksi agregat i komponentëve individuale të infrastrukturës publike rezulton 50 për qind më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ndikon direkt tek investimet e huaja direkte. Në bazë të vlerësimit të indeksit është kombinimi për autostradat, hekurudhat, aeroportet, energjinë, internetin me bazë të gjerë dhe telefoninë.

“Pa shumë surprizë, indeksi agregat konfirmon hendeqet e mëdha të rajonit. Indeksi agregat i komponentëve individualë të infrastrukturës publike sugjeron se zhvillimi mesatar i infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor është rreth 50 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së duke nisur nga 30 për qind më i ulët në Serbi në gati 70 për qind më i ulët në Shqipëri. Kjo me shumë gjasa limiton integrimin e thelluar rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor nga përfitimi më i madh i ekonomisë së shkallës dhe zbeh atraksionin ndaj tyre si destinacione për Investimet e Huaja Direkte” thuhet në raport.

Në anën tjetër edhe kur krahasimin e bën me vende më të ngjashme në historik me Shqipërinë apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, FMN vëren se hendeku është sërish i madh.

“Vendet e Ballkanit perëndimor janë larg edhe me zhvillimet dinamike rajonale të vendeve të ngjashme që ja kanë dalë të shfrytëzojnë integrimin në zinxhirët evropian të furnizimit. Padyshim disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore kanë infrastrukturë të paktën bazuar në treguesit sasiorë  dhe janë të krahasueshme me ato në ekonomi të avancuara si Gjermania, Franca dhe Spanja. Por në vendet e Europës Juglindore pjesë e BE dhe vendet Balltike shfaqen gjithashtu me një infrastrukturë më të zgjeruar sesa Ballkani Perëndimor që kanë një hendek të njëjtë me ato të Komunitetit të Shteteve të Pavarura(konfederatë me 9 shtete , ish-Bashkimi Sovjetik)” vlerëson raporti.

Rekomandimet e FMN-së, larg PPP-ve

Mbyllja e hendekut të infrastrukturës publike do të ndihmojë rajonin të arrijë standardet e jetesës në Evropën Perëndimore. Por nga do të vijnë paratë? Rritja e financimit do të jetë e nevojshme si nga burimet vendore dhe ato të huaja. Një plan i mirë për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike është gjithashtu një domosdoshmëri,. Konvergjenca e të ardhurave drejt niveleve të BE-së është ngadalësuar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor që nga kriza globale financiare. Zhvillimi ekonomik i rajonit po ecën ngadalë. Nëse vendet do të mbyllin hendekun në standardet e jetesës me BE-në, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ri-aktivizuar rritjen ekonomike.

Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e partneritetit publik privat, në kuadër të projektit One Billion, Fondi Monetar Ndërkombëtar, u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik janë disa prej tyre. Përdorimi i projekteve të partneritetit publik privat nuk rekomandohet fare nga FMN. Veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik (ku bën pjesë dhe Shqipëria), FMN rekomandon që të sigurohet financim i jashtëm dhe të punohet me donatorët, ndërsa financimi i brendshëm duhet të përdoret për të nxitur sektorin privat. Vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta, rekomandon FMN./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI