Flash

Ministri Mjedisit: Nuk do të ketë HEC në kanionet e Osumit, papërgjegjshmëri shtetërore

Lapsi.al 9 February 2018
Ministri Mjedisit: Nuk do të ketë HEC në kanionet e Osumit,

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi zyrtarizon pezullimin e koncesionit për ndërtimin e Hidrocentralit në kanionet e Osumit.

"Nuk do të ketë në asnjë mënyrë ndërtim të HEC në kanione. Kanioni është rrezikuar nga ndërtimi i një HEC mbi një nga degët e kanionit duke e penguar ujin në një nga burimet që furnizojnë kanionin, duke prishur dy nga ujëvarat më të bukura të kanionit të Osumit, prandaj ne vepruam me shumë urgjencë duke kërkuar pezullimin e koncesionit përmes ministrisë së Energjisë dhe revokimin e lejes së ndërtimit. E gjithë situata është ngritur mbi një leje të shfrytëzimit të ujit dhe VNM, (vendim për ndikimin në mjedis) të cilat janë ndërtuar mbi koordinata të gabuara, por që në fund të fundit nuk e lënë pa faj sistemin i cili nuk mund të lejonte që një nga perlat e Ballkanit të ndërtohet në mënyrë më të papërgjegjshme. Ne do të duhet të jemi shumë të alarmuar nga kjo situatë dhe të alertuar për të pasur mundësi të verifikojmë dhe raste të tjera, ku mbase papërgjegjshmëria e institucioneve shtetërore apo funksionimi i një shteti në mënyrë të çorientuar sa i takon mjedisit, pa vëmendje karshi mjedisit ka shkaktuar jo vetëm në këtë kanion, por dhe në vende të tjera problematika të tilla." – tha ai në një prononcim për Ora News.

Klosi e nis nga kompania e cila thotë se ka aplikuar për të marrë lejen e shfrytëzimit të ujit, me koordinata të gabuara.

"Më pas është një varg i tërë lejesh të ngritura mbi këto koordinata të gabuara për të cilat ne nuk jemi organi i drejtësisë, por organi i drejtësisë duhet të veprojë. Ne do i vëmë në dispozicion  të gjithë dokumentacionin për të parë dhe  përgjegjësitë penale të administratorëve publikë dhe atyre të  kompanisë që ka çuar në një gjendje të tillë.” – përfundoi ai.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI