Flash

Dënohen me 24 vjet burg masakruesit e studentit shqiptar në Bruksel

Lapsi.al 9 February 2018
Dënohen me 24 vjet burg masakruesit e studentit shqiptar në Bruksel

Janë dënuar me 24 vjet burg dy të rinjtë të cilët vranë dhe masakruan trupin e studentit shqiptar në Bruksel, Xhuliano Brahillari, raporton Ora News. Gjykata në Bruksel të enjten pasdite shpalli fajtor për krimin e ndodhur në qershor të 2015 belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska, informojne mediat belge.

Trupi i 22-vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve. Më 8 qershor Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar. Në fillim u arresua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas. Dyshohet se të rinjtë ishin përfshirë në një trafik kanabisi dhe kishin kaluar së bashku së paku një pjesë të fundjavës në një apartament në Koekelberg.

Më pas autorët treguan se ku kishin hedhur pjesët e tjera të trupit Krimi ka ndodhur më 7 qershor 2015. Ata kanë qenë duke luajtur në një apartament në Koekelberg.

Të këshilluara

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur....

14:46

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës ...

14:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI