Flash

Britanikja Financial Times: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Lapsi.al 9 February 2018
Britanikja Financial Times: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë

‘Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE’ kështu shkruan gazeta e njohur britanike “Financial Times”. Në një editorial kushtuar zgjerimit të BE-së, kjo gazetë shkruan se ”unioni nuk duhet të zmbrapset pasi, në të kundërt, Rusia dhe Turqia do të mbushin këtë boshllëk”.

Gazeta vazhdon më tej duke thënë presideneti i KE-së u ka premtuar 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE.

“Pas një pauze të gjatë, BE ka dëshirë të flasë sërish për zgjerimin e kufijve të saj. Vitin e kaluar, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker premtoi t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE. Mbetet në interesin e të gjithëve për të dhënë parashikime realiste për shtetet e Ballkanit, ndërkohë që janë të shumtë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së, pas viteve të tëra pritjeje përballë dyerve të mbyllura”, - shkruan gazeta.

Po ashtu, “Financial Times” shkruan premtimi për anëtarësim ka nxitur qeveritë e ballkanit të marrin vendime të vështira, por nga tjetër ndikimi i BE-së po ulet.

“Premtimi i BE-së për anëtarësim ka qenë një nxitje kryesore për qeveritë ballkanike për të marrë vendime të vështira… Por, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe ndikimi i BE-së po ulet. Vetëm 26% e serbëve mendojnë tani se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë. Sidoqoftë, asnjë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka plotësuar kushtet e anëtarësimit. Dhe, përderisa KE ka shprehur qartë se progresi drejt integrimit do të matet mbi bazën e meritave dhe, teorikisht çdo shtet mund të parakalojë kryesuesit aktualë në garë (Mali i Zi dhe Serbia), atëherë ajo merr në konsideratë përpjekjet e bëra kohët e fundit, për shembull, nga vende si Shqipëria, çka u përgjigjet dyshimeve për favorizim, në veçanti, të Serbisë”, - thekson “Financial Times”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI