Flash

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Lapsi.al 9 February 2018
Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.06 lekë, duke rënë me 0.14 lekë në raport me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros, i arritur gjatë këtij viti në tregun e brendshëm.

E fortë ka qenë dhe tkurrja e dollarit, i cili ra me 0.31 lekë, për të arritur në 108.5 lekë.

Faktori i parë që ka ndikuar në rënien e euros lidhet me nënçmimin e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur nga niveli i lartë prej 1.25 lekë, ku arriti dy ditë më parë. Megjithëse euro u forcua ditët e sotme, ajo po shkon drejt javës më të keqe që nga tetori. Euro u rrit 0.2% gjatë ditës së sotme, në $1.227, pasi kishte humbur 1.47 për qind përkundrejt dollarit gjatë kësaj jave. Shitja masive e aksioneve në bursa ndikoi në rënien e euros, teksa investitorët filluan të vinin sërish bast për monedhën e gjelbër (dollarin).

Pavarësisht rënies së javës së fundit, euro mbetet 2.28 për qind më e lartë sesa dollari në krahasim me fillimin e vitit. Ajo arriti nivelin më të lartë të tre viteve, prej $1.2538 në fund të janarit.

Kursi në Shqipëri

Pavarësisht se euro ka qenë e lartë në bursa në janar, kjo nuk është reflektuar në tregun vendas. Euro është sot 0.18% më e ulët në raportin e këmbimit ndaj lekut, në krahasim me fillimin e këtij viti. Mosrritja e euros, në momentin që ajo ishte e fortë në tregjet ndërkombëtare, u shoqërua dhe me rënien e dollarit në nivelet më të ulëta në katër vite ndaj lekut (dollari zbriti një javë më parë afër 106 lekëve).

Dobësia e euros lidhet me faktorë të tregut të brendshëm. Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet kryesore. Së pari, oferta për euro vijon të jetë e lartë. Ndërtuesit kanë raportuar një gjallërim të kërkesës për apartamente javët e fundit, e shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të tyre, teksa ato po shiten në euro, duke furnizuar ekonominë me monedhën e përbashkët.

Së dyti, kërkesa për euro mbetet e dobët. Një vit më parë ishte kërkesa e lartë nga kompanitë e huaja që transferuan fitime në janar, që e çoi euron në nivelet e 137 lekëve, ndërsa këtë vit ky efekt ka munguar.

Euro e dobët është pozitive për të gjithë ata që kanë këstet e kredisë në monedhën e përbashkët dhe importuesit. Ndërsa të dëmtuar janë eksportuesit dhe ata që kanë pagat në euro./Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI