Flash

Balilajt turpërojnë policinë, pezullohet urdhri i Haki Çakos për bllokimin e liçencave

Lapsi.al 9 February 2018
Balilajt turpërojnë policinë, pezullohet urdhri i Haki

Për policinë, Klement Balili është një mision i pamundur. Pas dështimeve të njëpasnjëshme në aksionet e arrestimit, vjen një lajm tjetër i keq për forcat e rendit në përballje me Balilajt. Gjykata Administrative rrëzoi urdhrin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Sipas dokumentet që disponon Gazeta Shqiptare, në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Gjykata arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Ish-drejtori i policisë kërkoi pezullim në 17 dhjetor të 2017, pasi familjarët të ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit” ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit antimafia.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Të këshilluara

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur....

14:46

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës ...

14:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI