Flash

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria merr në pyetje ish drejtuesit e ARRSH-së

Lapsi.al 9 February 2018
Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria merr në pyetje ish

Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë marrë në pyetje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me abuzime e kryera në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Dy ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor, mbi të cilët rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, i kanë mohuar ato. Detaje se çfarë kanë thënë dy ish-zyrtarët nuk janë mësuar shumë, për shkak se seanca e marrjes në pyetje është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ndërsa në datën 15 Shkurt pritet që të japë sqarimet e tij edhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, edhe ky i arrestuar për të njëjtat akuza.

Sipas Prokurorisë, tre personat nën hetim kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, duke krijuar një skemë korruptive që kishte qëllim përfitimin personal. Rreth 54 milionë dollarë është dëmi i shkaktuar, sipas një auditi të Ministrisë së Energjetikës, e cila kallëzoi në prokurori të ish-zyrtarët.

Prokuroria në ditët në vijim mësohet se do pyesë një sërë persona, të cilët kanë pasur dijeni se çfarë po ndodhet me punime në këtë segment. Ata janë ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve dhe do të sqarojnë pozicionin e tyre në këtë çështje. Ish–ministri Edmond Haxhinasto është shprehur i hapur për t’u hetuar, por duke lënë të kuptohet se hetimi mund të ishte me sfond politik. TVklan

Të këshilluara

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur....

14:46

Euro në pikiatë, zbret në 133 lekë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës ...

14:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI