Flash

Pamje të frikshme nga Gjirokastra, rrëshqet masivi i dheut e futet në ballkon

Lapsi.al 5 February 2018
Pamje të frikshme nga Gjirokastra, rrëshqet masivi i dheut e futet

Pamje të frikshme vijnë nga Gjirokastra nga rrëshqitja e dherave. Në këtë qytet janë aktive tre rrëshqitje të mëdha që po rrezikojnë dy pallate disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme.

Situata ka nisur 9 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla dhe kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

Banorët e pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” thonë se ende janë të paqartë mbi masat ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth 2 muaj më parë kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur por nuk u morr asnjë masë për parandalimin.

Nëse kërkesa e bashkisë do të marrë përgjigje për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile pritet që ndërhyrjet të shtrihen në një territor të gjerë të prekur prej pasojave të motit brenda në qytet dhe në tri njësi administrative. Të dielën bashkia bëri me dije se situata alarmante i tejkalon mundësitë e ndërhyrjes prej buxhetit lokal.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI